Zyrtari i lartë i Luksemburgut i shkon Osmanit në zyrë

04 prill 2022 | 14:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur sot në takim ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.

Presidenca ka njoftuar se  në këtë takim është biseduar për raportet dhe bashkëpunimin e Kosovës me Luksemburgun si një nga kontribuuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Në veçanti, presidentja Osmani ka falënderuar Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.

Ndërsa ministri Fayot ka vlerësuar progresin e gjithëmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Palët janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe kanë diskutuar për potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin…