Zyrtari i lartë i PD-së: Sot, ditë e zezë për Shqipërinë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike (PD), Ervin Salianji, në një lidhje direkte për “Top Channel” me Eni Vasilin ka folur për situatën e deritanishme në qarkun e Korçës, ku ai edhe ndodhej.
Sipas tij pjesëmarrja ka qenë e ulët ndryshe nga çfarë KQZ-ja sipas tij ka treguar.
“Në gjithë qarkun e Korçës ka pjesëmarrje të ulët rreth 3 për qind. 5 600 votues, në Devoll edhe më pak. Këto janë një palë zgjedhje të brendshme të PS-së, shpërdorim të parave të shtetit për votime farse, KQZ-ja ka dhënë shifra false. Qendrat e votimit kanë qenë pothuajse bosh, edhe Voskopi. Për Shqipërinë dhe demokracinë kjo është një ditë e zezë, sepse qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhin, pasi s’ka zgjedhje, por votime. Kjo është një humbje e madhe për Shqipërinë, PS-në dhe për ne. Për mua është fillimi i një betejë tjetër për PD-në për të mos lejuar një diktaturë”, ka thënë ai.