Zyrtari i lartë ukrainas: Kundërofensiva ende nuk ka filluar
Ukraina nuk e ka nisur kundërofensivën e saj, ka thënë një zyrtar i lartë i vendit, duke kundërshtuar pretendimet e bëra nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev më herët gjatë ditës.
Gjatë ditë, aleati afatgjatë i presidentit rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina “ka filluar tashmë diçka”, duke iu referuar kundërsulmit të shumëpritur. Por sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i ka hedhur poshtë këto komente duka i quajtur si “të pavërteta”.
“Kur të fillojmë kundërofensivën, të gjithë do ta dinë, do ta shohin”, potencoi ai.
Sipas tij, zyrtarët rusë kishin ngatërruar avancimet e Ukrainës sikurse në Bakhmut për fillimin e operacionit. Duke folur për shkatërrimin e digës Khakova, Danilov tha se Rusia besonte se forcat e Ukrainës do të avanconin në atë drejtim.
Rusia ka mohuar akuzat për shkatërrimin e digës, dhe me këtë rast ia hodhi fajin Ukrainës pa dhënë prova.