Zyrtari i LDK-së: Çështjen dhe fatin e Kosovës e kemi zëvendësuar me fatin e Kurtit

23 gusht 2023 | 11:45

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Berisha, ka thënë se çështja dhe fati Kosovës është zëvendësuar me fatin e kryeministrit Albin Kurti.

Berisha ka shkruar në “Facebook” ka shkruar në “Facebook” se “tash nuk po pyetet se çka i bie mirë a keq Kosovës, por si i bie Kurtit dhe ideologjisë së tij”.

“Çështjen dhe fatin e Kosovës, si një temë thelbësore për kombin shqiptar për më shumë se një shekull e kemi zëvendësuar me çështjen e fatin e Albin Kurtit dhe të konservatizmit fanatik. Tash, nuk pyetet se çka i bie mire a keq Kosovës e si vete perspektiva e saj, por si i bie Kurtit dhe ideologjisë se tij. Për fat të keq, jo vetëm përkrahësit e tij, por edhe politikanë të profilit të lartë, në vend që të japin ide duke pasur parasysh shtetin e kombin japin alternativë duke pasur reference Kurtin, e me kopjim të diskursit të tij, të fjalëve e rrugëve të bukura e të reja, që në përmbajtje janë të njëjta më të – boshe!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka emëruar kreun e ri të forcave të saj…