Zyrtari i LDK-së: Marrëveshja me Albin Kurtin dëmton vetëm Vjosa Osmanin

15 janar 2021 | 14:10

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi, ka komentuar marrëveshjen e arritur në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ai ka thënë se marrëveshja me premtimin për ta votuar si presidente Osmanin është tregues i qartë se Vetëvendosje “bën pazare politike në kurriz të posteve publike”.

Bislimi në një bisedë për “Euronews Albania” ka shprehur keqardhje për “braktisjen” nga Osmani “të shtëpisë së saj politike” dhe “dhënies fund të kauzës politike” që kishte në tetor 2019.

Ai ka thënë se marrëveshja me Kurtin e dëmton vetëm Osmanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë homazhe në Krushë…