Zyrtari i LDK-së mohon se me Abdixhikun kanë diskutuar për kryesinë e re

15 mars 2021 | 13:58

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, ka mohuar se kjo parti të hënën ka mbajtur takim të Kryesisë, duke thënë se sot ishte një takim vetëm për kafe, pas homazheve të bëra tek varri i ish-presidentit Rugova me kryetarin e  zgjedhur të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti në një deklarim për medie ka thënë se Kryesia e re ende s’është konstituuar dhe i mbetet kryetarit të ri të ndërtojë agjendën.

“Është takim i rastit pas  homazheve që patëm te presidenti Rugova dhe u kthyem me pi një kafe me kryetarin dhe një ndejë rasti asgjë më tepër. Për Kryesinë e re nuk u bisedua  asgjë dhe do të vazhdojnë konsultimet e kryetarit me kryetarët e degëve dhe me njerëzit që ai mendon. Kryesia e re nuk është konstituuar ende dhe pritet që kryetari ta ndërtoj agjendën e vet për ta thirr Këshillin e Përgjithshëm e këshilli është organ që merr vendim për kryesinë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm do të vendosë se kur do të ketë mbledhje të kryesisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga…