Zyrtari i LDK-së, Vetëvendosjes: Çka ta ban goja, s’ta ban armiku
07 janar 2021
| 13:51
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Gecaj ka thënë Lëvizja Vetëvendosje duke tentuar ta marrë pushtetin tani e ka të pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje.
“Çka ta ban goja, s’ta ban armiku. LV-ja duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje dhe, bazuar në atë çfarë tha mbrëmë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, nëse (kur) lënda dërgohet sërish në gjykatë, atëherë më shumë gjasë edhe mundësia që ai të ushtroj postin e Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e vet në “Facebook”.