Zyrtari i LV-së kërkon ndihmë nga Edi Rama pas presioneve për mbajtjen e referendumit të Serbisë

14 janar 2022 | 14:55

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të veprojë ndaj tentimeve të Serbisë për të mbajtur referendumin në Kosovë.

Zaimi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është momenti që kryeministri dhe diplomacia e Shqipërisë të veprojnë.

“Është momenti që kryeministri i Shqipërisë dhe diplomacia e saj, të veprojnë për të frenuar tentativat provokuese të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Zaimi.

Ndryshe, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.

Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili është larguar nga Ukraina…