Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

02 tetor 2024 | 11:33

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK),të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike në konferencën vjetore  “FSK dhe Partnerët 2024”.

Christian Nawrat, drejtor i ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-s, ka thënë se aleanca mbetet e përkushtuar që ta luajë rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”.

“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për t’iu ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, ka thënë Nawrat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e madhe do të ndodh sot në futbollin…