Zyrtari i Nismës: Presidenti nuk mund ta shpërndajë Kuvendin veç pse po do LV-ja

12 prill 2020 | 20:40

Zyrtari për Informim i Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po tejkalohet për ta bërë qeverinë, por është LV-ja që po refuzon ta formojë atë.

Ai ka thënë se nuk mund të interpretohet Kushtetuta vetëm në ato nene që të përshtaten. Për interpretim të saktë Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, duhet interpretuar në tërësi dhe jo pjesërisht.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Disa gazetarë dhe analistë po thonë se s’ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. E vërteta është se fituesi i zgjedhjeve ose partia që ka dalë e para në zgjedhjet e gjashtë tetorit e ka formuar një herë qeverinë, por është rrëzuar me 85 vota në Kuvend.
Partisë së parë ose fituesit të zgjedhjeve siç preferojnë ata t’i thonë po i ofrohet sërish mundësia ta bëjë qeverinë. Dy letra i janë dërguar për ta propozuar mandatarin. Askush nuk po i kapërcen. Është VV që në mungesë të partnerëve po dështon ta bëjë qeverinë.
Edhe në variantin tjetër, kur pas dy tentimeve i jepet mandatari partisë së dytë, sipas zotimeve publike, VV-së do t’i ofrohet sërish mundësia të jetë pjesë e qeverisë ose ta drejtoj atë.
Nuk mund të interpretohet Kushtetuta vetëm në ato nene që të përshtaten. Për interpretim të saktë Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet interpretuar në tërësi dhe jo pjesërisht.
Kuvendi nuk mund të shpërndahet vetëm pse ka dëshirë VV-ja. Janë deputetët ata që vendosin. Madje, as presidenti nuk mund ta shpërndaj në mënyrë arbitrare pa pëlqimin e deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besnik Tahiri Me qëllim të informimit të drejt të…