Zyrtari i PDK-së: Gërvalla po vazhdon betejën kundër UÇK-së

10 qershor 2021 | 13:47

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke e vazhduar luftën ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gërvalla këtë gjë është duke e bërë në dakordim të plotë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Vjosa Osmani.

Ky reagim i Gjoshit, ka ardhur pas deklaratës së vajzës së Jakup Krasniqit, se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po i dërgon më pakot e gjërave nga Kosova për në Hagë.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Këta tre persona, në kapacitete shtetërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA  Non - papers dhe pampers…