Zyrtari i PDK-së i shokuar me qasjen e qeverisë ndaj pandemisë
11 gusht 2021
| 13:06
Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka kritikuar qasjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ndaj pandemisë.
Në profilin e tij në Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur kemi mbi 500 raste të infektimit në ditë, qeveria nuk ka marrë kurrfarë fushate për vaksinim.
Ai ka kritikuar ministrin Vitia edhe për veprimet që ka ndërmarr ndaj punëtorëve shëndetësor.