![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/pdk-21.jpg)
Zyrtari i PDK-së kërkon të prishen të gjitha koalicionet me LV-në nëpër komuna
04 tetor 2022
| 13:45
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli, ka kërkuar nga partia e tij që t’i ndërpres koalicionet me Vetëvendosjen nëpër komuna.
Reagimi i tij, vjen në kohën kur Vetëvendosje publikoi një video në të cilën bëri akuza të rënda ndaj ish-udhëheqësve të PDK-së.
“Pas videos poshtëruese e fyese ndaj liderëve historik të UÇK-së dhe PDK-së, minimumi çka ish dashtë me ba paria e PDK-së, me mbledh Këshilli Drejtues edhe me marrë vendim me i prish koalicionet me LV-në, në çdo komunë të Kosovës”, ka shkruar Cakolli në Facebook.