Zyrtari i PDK-së viziton Veselin e të tjerët në Hagë: Besoj fuqishëm në drejtësi ashtu siç besoj në çlirimtarët
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Milaim Ahmetaj, ka vizituar ish-krerët e PDK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së të cilët janë në paraburgim në Hagë.
Ne ditë te veçantë, vizitohen njerëz te veçantë!
Të fortë dhe krenarë për luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës, sot pata fatin ta takoj liderin historik te Republikës së Kosovës dhe të PDK-së Kadri Veselin, pata kënaqësinë ta përshëndes ish- Presidentin Hashim Thaçi si dhe ish-Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, ishte një vizitë tejet emocionuese që pata në Hagë.
Besoj fuqishëm në drejtësi ashtu siç besoj në çlirimtarët dhe shokët tyre, po mbahen padrejtësisht brenda, sepse lufta e tyre mbrojtëse për popullin e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, presim me pa durim kthimin e tyre triumfues në tokën e tyre çlirimtare.
Një popull që harron dëshmorët dhe harron çlirimtarët historia ju përsëritet!
Liria ka emër!
Të fala të përzemërta!
Hagë
27 qershor 2022