Zyrtari i VV-së i kërkon falje Bedri Hamzës pasi gënjeu se i arrestuari Lipovica është dhëndër i tij
U shpërnda me shpejtësi të dritës dje një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Minsitrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës.
Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.
“Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, shkroi dje Hamza.
Zyrati i LVV-së, sot pranoi se ka gënjyer publikisht, ndërsa u arsyeta se ka poseduar informacion të gabuar.
“Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices. Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri. Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Krasniqi i VV-së.