Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasje të rëndë, privoi nga jeta burrin e tezes
16 gusht 2024
| 21:40
Një rast i rëndë ka tronditur sonte Ferizajn, ku në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person ka humbur jetën.
Dyshimet e para janë se nuk ishte vrasje aksidentale, por e qëllimshme.
I dyshuari, zyrtar policor dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.