Zyrtari policor shkruan poezi për policin e vrarë: Fuqitë na u shterën vëlla, buzëqeshjen tonë e more me vete Lir

20 shkurt 2022 | 19:05

Në orët e vona të së premtes, zyrtari policor Lirim Haxholli humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori aksidentalisht nga një prej kolegëve të tij.

Vdekja e Haxhollit padyshim se ishte një nga ngjarjet më tragjike në vend.

Festën të cilën e kishin nisur me kolegët e tjerë, u shndërrua në tragjedi.

E pasditen e sotme familjarë, miq e kolegë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Poashtu Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të dyshuarin e kësaj vrasje.

Gjykata ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin, ndërsa pesë zyrtarët e tjerë policorë të cilët ishin poashtu në paraburgim u është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Njëri nga kolegët e tij, i cili edhe ishte i pranishëm në ngjarjen tragjike shkroi një poezi për të përkujtuar Lirim Haxhollin.

Poezia e zyrtarit policor, A.Morina:

Kangët na u sosën Lir

E fuqitë na u shterrën vlla,

Idhshëm na le bre Lir

Zemra na u thy,

E shpirti na u këput merzije,

Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir,

se vajin kem me ruejt pergjithmonë,

derisa t’kujtojmë ty vlla

Ty, që dorën tane e patëm gjithmonë të shtrirë

mu mbështet te ti sa herë patëm nevojë.

Lir,

Bahu engjull mbi krahtë tonë,

Forcën me na kthy

kur t’gjunjëzohum dhimbjesh,

Se t’fortë ma s’mujmë me kanë

E ti fjalën e vllaut e ki

Kurrë s’do të jesh i harruem,

I buzëqeshun ki me kanë gjithmonë n’kujtimet e mija.

Pusho në paqe, Lir.

A.M.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tanket ruse po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën, ndërsa lindja…