Zyrtari rus: Draftmarrëveshja e paqes ende larg, të hënën bisedohet prapë
03 prill 2022
| 08:45
Kryenegociatori rus në një prononcim për medie ka bërë me dije se ende nuk ka gati një draft marrëveshje paqeje për takim liderësh. Sipas tij, bisedimet do të vijojnë mes delegacioneve ditën e hënë.
Ndër të tjera, ai ka bërë me dije se shpreson që të ketë një përparim në bisedimet e nesërme që do të bënte të mundur zhvillimin e një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Vladimir Medinsky tha se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin mbetet i pandryshuar.