Zyrtari rus i mbrojtjes parashikon copëtimin e Ukrainës

27 prill 2022 | 08:07

Ukraina mund të copëtohet në disa shtete si pasojë e luftës, thotë një prej zyrtarëve më të lartë të mbrojtjes ruse.

Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi SHBA dhe vendet e tjera perëndimore se po përpiqen të ngjallin urrejtje ndaj Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se historia mëson se urrejtja nuk mund të bëhet kurrë një faktor i besueshëm në unitetin kombëtar.

Si rezultat, “politika e Perëndimit dhe regjimit të Kievit nën kontrollin e tij mund të jetë vetëm shpërbërja e Ukrainës në disa shtete“, tha ai për gazetën ruse Rossiyskaya Gazeta.

Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve pro-ruse të shkëputura në Ukrainën lindore, duke e nisur fillimisht pushtimin e saj si një operacion paqeruajtës në mbrojtje të tyre.

Në javët e fundit, Rusia ka ridislokuar forcat e saj për t’u fokusuar në ato zona. Në 2014 Rusia aneksoi Krimenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Thomas Mackinson/ “Il Fatto Quotidiano” Kremlini po përpiqet të…