Zyrtari serb: Raundin e ri të bisedimeve e nisim me asociacionin
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar të hënën se raundi i ri i dialogut teknik me Prishtinën do të fillojë me temën e mosformimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Petkoviq ka thënë se të martën bëhen saktësisht 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe se sipas tij “Prishtina nuk ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes dhe gjashtë pikat e para që i referohen Aaociacionit”
“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne. Gjithashtu, ne do të flasim për të zhdukurit, sepse është një çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm një çështje politike por edhe një çështje e civilizimit”, ka thënë ai për “TV Happy”.
Sipas tij, një nga temat do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sepse, siç ka thënë ai, Prishtina po e abuzon atë, si dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara.