Zyrtarisht dorëzohet licenca e “Kosovarischer film – Dosja e pahapur”

26 gusht 2023 | 14:34

Zyrtarisht është dorëzuar licenca e “Kosovarischer Film – Dosja e Pahapur” (gratë e dhunuar gjatë luftës në Kosovës).

Lajmin e ka bërë me dije në “Facebook” drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Florim Rullani.

“Dosja e pahapur” është film dokumentar i kombinuar me skena artistike që portretizojnë në mënyrë autentike krimet seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe si i tillë do të shfaqet në skenat e vendeve evropiane dhe më gjerë.

“Mirënjohje gjithmonë për ata që rrugëtuam bashkërisht. Beteja e parë për të vërtetën kundër Serbisë u fitua. Bashkëpunëtorët – bartësit e filmit dokumentar ‘Dosja e pahapur’ në kuadër të projektit të krijuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare janë: znj. Valbonë Vranja, znj. Teuta Ferati dhe z. Ilir Hereqi. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

“Dosja e pahapur” është një projekt i ndërtuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IKSMN), cili do t’i shërbej në mënyrë të drejtpërdrejtë diplomacisë publike dhe sensibilizimit të çështjes së krimeve serbe të luftës në Kosovë si dëshmi në përballjet diplomatike të Kosovës me Serbinë.

Filmi “Dosja e pahapur” bazohet në intervistat e disa prej atyre dhjetëra mijëra personave që u përdhunuan gjatë luftës së Kosovës si dëshmi e dhunës së agresorëve serbë ndaj grave dhe burrave shqiptarë.

Pse Samsung Galaxy Z Fold5 është smartphone ideal për gaming?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla…