Zyrtarisht fillon shitja e televizorit Samsung the Serif në Kosovë

28 maj 2020 | 11:29

Prishtinë – Samsung Electronics njoftoi se në tregun e brendshëm ka filluar zyrtarisht shitja e modelit të ri nga linja e tij lifestyle TV 2020 – The Serif. Ky model karakterizohet nga një dizajn i sofistikuar, i cili përshtatet në çdo ambient, por edhe nga teknologjia e njohur Quantum Dot, rezolucioni i lartë dhe funksionet e përparuara bazuar në inteligjencën artificiale që rrisin çdo imazh në cilësinë 4K.

Modeli The Serif do të prezantohet në Kosovë për herë të parë në dy ngjyra: e bardhë qielli dhe bojqielli. Ky televizor dallohet për estetikën e tij, e cila mori çmimin iF për dizajn inovator të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në këtë fushë në nivelin ndërkombëtar. Krijuar nga stilistët e famshëm francezë, vëllezërit Burula, The Serif duket i përsosur nga çdo kënd, kështu që mund të zhvendoset nëpër dhomë nëse është e nevojshme. Karakterizohet gjithashtu nga një stendë metalike e shkëputur në mënyrë që përdoruesi të mund të zgjedhë nëse televizori do të vendoset në një raft, mbi nje mobilje ose në mur.

Samsung ka shtuar opsionet e lidhjes NFC dhe AirPlay2 në këtë model, në mënyrë që përdoruesit të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre në televizorin e tyre, pa iu nevojitur kabllo. Për të shijuar tingullin e fuqishëm në televizorin The Serif, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni aplikacionin NFC në smartphone tuaj dhe ta vendosni pranë televizorit, dhe pajisjet do të lidhen wireless vete. Për më tepër, opsioni AirPlay2 lejon çiftim të lehtë me pajisjet Apple, duke përdorur veçori të përshtatshme, siç është pasqyrimi i ekranit.

The Serif vjen me Quantum Dot AI Upscaling që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme. Gjithashtu, inteligjenca artificiale përmirëson dhe rregullon cilësinë e figurës së shfaqur në cilësinë 4K, pavarësisht rezolucionit aktual ose burimit nga i cili luhet përmbajtja. The Serif gjithashtu mund të zbulojë një ndryshim në sasinë e dritës në dhomë dhe të rregullojë ndriçimin optimal, falë funksionit Adjustable Picture, duke e bërë shikimin e televizorit më të këndshëm për syrin.

Në Kosovë, The Serif do të jetë në dispozicion në madhësitë 43, 49 dhe 55 inç, dhe çmimi i rekomanduar fillon nga EUR 1,099.

Më shumë informacion mbi televizorët Samsung Lifestyle TV 2020 mund të gjendet në:

https://www.samsung.com/us/televisions-home-theater/tvs/the-serif/highlights/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 225…