Zyrtarisht hyn në karantinë Prishtina

12 prill 2020 | 17:19

Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar zyrtarisht karantinimin e Prishtinës.

Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 20 rasteve të reja pozitive me SARS-Cov-2 në Prishtinë, dje ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës:

Profesionistët shëndetësorë
Bashkëpunëtorët shëndetësorë
Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;
Bashkësitë Fetare, Hortikultura, Funeralet
Kryqi i Kuq
Sektori i Sigurisë
– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanitë e Sigurimit Fizim (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet
– Inspektoratet, qendror dhe lokal
– Shërbimi Korrektues (Gardianet)
Shërbimet Publike
– Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujësjellës-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet
– Media: TV, Radio, Portale
– Institucionet financiare
– Miniera
– Transporti i Zyrtareve (jo i udhëtarëve)
– Transporti i Mallrave
Administrata
– Stafi esencial i Administratës Qendrore
– Stafi esencial i Administratës Komunal e
Trupa Diplomatike

2. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
3. Ndërmarrjet e Ujësjellësve Regjional dhe atë vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
4. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
5. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar Policinë…