Zyrtarit të lartë të PLK-së i ndalohet hyrja në Luginë të Preshevës
Kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Skender Gashit, i është ndaluar hyrja sot në territorin e Serbisë, konkretisht në Bujanoc.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është ndalur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
“Kemi të drejt të udhëtojmë e të lëvizim në Unionin Evropian e drejt në ShBA, në veçanti deri në OKB që të flasim për të drejtat tona si komb shqiptar. Në trojet dhe tokat shqiptare të Luginës së Preshevës, në veçanti në Bujanoc nuk na lejohet hyrja pse jemi shqiptar. Kjo më ndodhi mua sot në piken kufitare të Dheu i Bardhë, ku isha duke e udhëhequr dasmën tonë pasi shkonim për Bujanoc për të marrë nusen e djalit të vëllait. Mua me ndalen dhe më mbajtën 40 minuta, dhe më thanë se e kë të ndaluar të hysh në Serbi. Unë i pyeta se për çfarë arsye, ata më thanë kjo është punë e jona. Sa mora unë informata figurat politike e kanë të ndaluar. Andaj u bëjë apel institucioneve tona, presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme deri kur në të bëhemi urë e Serbisë. Kërkoj që me Serbinë të veprojmë në mënyrë reciproke, kjo është e vetmja rrugë”, ka shkruar Skender Gashi.
/Epoka e re/