Zyrtarizimi i Hysajt te Lazio, ndodh shpejt

23 qershor 2021 | 11:51

Tashmë nuk ka më dyshime, Elseid Hysaj e ka mbyllur me Napolin dhe do qëndrojë po në Serie A, për të luajtur në Romë me Lazion, aty ku e pret Mauricio Sarri.

“Sport Mediaset” raporton se palët kanë arritur marrëveshje finale dhe gjithçka është gati për zyrtarizimin,  që pritet të vijë brenda kësaj jave.

Zëvendës kapiteni i kombëtares ka rënë dakord për kontratë 4-vjeçare me drejtorin Igli Tare dhe do përfitojë pak më shumë se 2 milionë euro neto në sezon.

Hysaj dhe Sarri kanë punuar së bashku te Napoli dhe Empoli në të shkuarën dhe e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Nën drejtimin e trajnerit të njohur, Hysaj ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Karderinis Isidoros Për një vit e gjysmë, njerëzimi është…