Zyrtarizohen emërimi i ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të FSK-së
Pas votimit të tri projektligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrimit nga presidenti Hashim Thaçi, si dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare, më 21 janar, solemnisht u bë zyrtarizmi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe procesi i tranzicionit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe emërimi i ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të FSK-së.
Kryeministri i Kosovës me vendimin e nxjerrë më 17 janar, ka emëruar ministër të Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Vendim ka hyrë në fuqi më 20 janar.
Po ashtu edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar zyrtarisht komandant të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me mandat pesëvjeçar.
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u betua para presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.
/Epoka e re/