Zyrtarizohet data e rikthimit të McGregorit

15 prill 2024 | 16:02

Tifozët e arteve marciale mikse (MMA) më në fund mund të marrin frymë të lehtësuar. Sfida e shumëpritur mes Conor McGregor dhe Michael Chandler tashmë është zyrtare për eventin UFC 303, i cili do të zhvillohet më 29 qershor, në Las Vegas.

Presidenti i UFC, Dana White, bëri njoftimin e shumëpritur pas përfundimit të eventit UFC-300 zhvilluar ditën e diel po në Las Vegas. Sfida mes McGregor dhe Chandler do të zhvillohet në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

McGregor, i cili është ende ylli më i madh në sportet luftarake, është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i këmbës, pësuar kundër Dustin Poirier në eventin UFC-264, në korrik 2021. Kjo është hera e fundit që “Notorious” shkeli këmbën brenda kafazit. Pra, ai rikthehet pas 3 vitesh, ndërkohë që është përmirësuar ndjeshëm fizikisht si dhe ka kaluar dy testet antidoping të Usada. Gjatë kësaj kohe, irlandezi ka eksploruar sipërmarrje të tjera si debutimi i tij në Hollywood në filmin “Road House”.

Tani, McGregor ka një datë zyrtare për kthimin e tij, kur të përballet me Chandler në “Sin City” këtë verë. Nëse “Notorious” është në gjendje të fitojë dhe të tregojë formën e dikurshme, kjo mund të çojë në gjëra më të mëdha në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 16 mijë e 880 euro…