Zyrtarizohet divorci, zbardhen arsyet që ndanë Princ Lekën me Elia Zaharian

08 maj 2024 | 12:06

Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias, duke zyrtarizuar më 25 prill 2024 divorcin.

Sipas burimeve në vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet ndër të tjera se tre arsyet që kanë çuar këtë martesë në divorc janë; së pari, konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës. Arsye të cilat janë pranuar si nga Elia ashtu edhe nga Leka.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia, shkruan A2Cnn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykimi ndaj liderëve  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) do…