Zyrtarizohet emisari special i Gjermanisë, Kurti: Mezi pres të punojë më të
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë zyrtarizimin e Manuel Sarrazit si emisar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
I pari i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se mezi pret që të punojë ngushtë më të.
Duhet përkujtuar që ditë më parë Manuel Sarrazi ishte përmendur si emisar i mundshëm për Ballkanin Perëndimor, e një gjë e tillë është zyrtarizuar tashmë, transmeton lajmi.net.
“Lajm i mirë nga Berlini: Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Great news from Berlin: After the historical decision of the @Bundestag last Sunday, @ManuelSarrazin is officially Germany's Special Envoy for the WB6. I have always had meaningful discussions in our several past meetings. Looking forward to working closely with him.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 2, 2022