Zyrtarizohet emri i ri i partisë së Fatmir Limajt

28 janar 2018 | 20:43

Nisma për Kosovën tashmë ka një emër të ri. Nisma Socialdemokrate, do të jetë emri i partisë që udhëheq Fatmir Limaj.

Ndryshimet u bënë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të partisë.

Propozimi për ndryshim emri u bë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi derisa u votua me shumicë votash.

Me këtë rast, Krasniqi tha se kjo parti ka marrë vendimet e duhura për vendin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini…