Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK-PSD
19 gusht 2019
| 15:20
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në mes të këtyre dy partive.
Këtë e ka bërë me dije kryetari Ahmeti në një konferencë të përbashkët për medie me kryetarin e AAk-së Ramush Haradinaj.
Bartës i listës së këtij koalicioni do të jetë Ramush Haradinaj, i cili do të jetë edhe kandidat për kryeministër.
/Epoka e re/