Zyrtarizohet nga i pari i Federatës, trajneri i ri Kosovës do të jetë gjerman
21 janar 2024
| 23:26
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë me dije për Kanal10 se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.
Ai ka treguar se trajneri i ri Kosovës do të jetë gjerman.
“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, tha Agim Ademi.