Zyrtarja amerikane: Qëllimi ynë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Administrata e re amerikane mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Prishtinës dhe Beogradit dhe shpreson se do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, bazuar në njohjen reciproke.
Kështu ka thënë Molly Montgomery, zëvendësndihmëssekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe perspektivat e mëtejshme të dialogut Kosovë-Serbi, ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
Montgomery ka thënë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me BE-në dhe se, krah për krah me të, do të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi vërtet të përkushtuar për të punuar me Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun, me partnerët tanë së bashku. Unë mendoj se është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor”.
“ Ne e dimë se jemi më të suksesshmit atje kur punojmë krah për krah në krah të aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë. Dhe kjo do të jetë qasja jonë”, ka thënë ajo.