Zyrtarja amerikane viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin
20 maj 2024
| 11:22
Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick është në vizitë në Kosovë.
Ajo do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurtin.
“Në orën 11:00, presidentja Osmani pret në takim zëvendëndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ora 14:30 pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”, është thënë në njoftim.