Zyrtarja e BE-së: Borelli dhe Lajçaku në rend të parë kanë interesat e Serbisë

03 tetor 2023 | 22:28

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, në një intervistë për RTK-në në magazinën “Info Plus” ka thënë se dialogu nuk duhet të vazhdojë me Borellin e Lajçakun, të cilët sipas Schneebergerit i kanë mbajtur anën Serbisë.

Schneeberger thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.

Ajo ka thënë se është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.

“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka  treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë në Itali…