Zyrtarja e LDK-së: Kurti duhet të raportojë rregullisht para se të shkojë në vizita

29 prill 2021 | 13:55

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duhet të raportojë para se të shkojë në vizita zyrtare dhe ta informojë Kuvendin për atë se çfarë është diskutuar.

Në një konferencë për medie, Sahatqija ka thënë se qeveria sa më parë duhet të përgatisë parimet mbi bazën e të cilat duhet të zhvillohet dialogu, gjë për të cilën ka theksuar se ende nuk e ka bërë.

“Kryeministri duhet të raportojë rregullisht para se të shkojë në vizita dhe pasi të kthehet të informojë Kuvendin e Kosovës për atë se çfarë u diskutua. Qeveria sa më parë duhet të përgatisë parimet mbi bazën e të cilat duhet të zhvillohet dialogu. Këtë gjë, Qeveria ende nuk e ka bërë”, ka thënë ajo.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar për një vizitë dyditore në Bruksel, ku është takuar me përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-së

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka kërkuar nga futbollistët e…