Zyrtarja e LDK-së, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale
14 gusht 2022
| 16:31
Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati lidhur me deklaratën e tij për investimet kapitale.
Lushaku -Sadriu ka thënë se kjo ministri ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale.
Ajo ka thënë se nga 103 milionë e 293 mijë e 413 euro MFPT-ja i ka shpenzuar vetëm 587 mijë e 211 euro.
E para e grave të LDK-së i ka thënë ministrit Murati se ekonomia nuk zhvillohet me pagesa.
Murati i reagon LDK-së lidhur me shpenzimet e investimeve kapitale