Zyrtarja e LDK-së: Niveli i ulët i punësimit tregon nivelin e ulët të punës së qeverisë Kurti
18 tetor 2024
| 13:56
Zyrtarja e LDK-së, Linda Krasniqi, ka kritikuar qeverinë Kurti për nivelin e ulët të punësimit, i cili është evidentuar edhe në raportin e Bankës Botërore.
Ajo ka vlerësuar se niveli i ulët i punësimit në këtë mandat tregon nivelin e ulët të punës së Qeverisë Kurti.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se “Rruga e re” është rruga që i duhet Kosovës.
“Sikurse niveli i ulët i punësimit, ashtu është edhe niveli i ulët i punës së kësaj qeverie praktikantesh! Qeveri e cila nuk ka plan te zhvillimit, qeveri shkatërruese e popullit të saj e plotë propagandë!!!! ‘Rruga e Re’ është rruga e vetme e zhvillimit dhe ndryshimit për Kosovën që e duam”, ka shkruar Krasniqi.