Zyrtarja shtatzënë mbetet e bllokuar për gati një orë në ashensorin e Gjykatës së Apelit
14 janar 2022
| 16:44
Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.
Lajmin e ka konfirmuarzëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.
Arifi ka thënë se gjendja shëndetësore e zyrtares është më e mirë, teksa e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.
“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Gjendja e saj është më e mirë”, ka thënë Arifi për “Express”.
Më tutje, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta.